Fluksi i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës në verilindje të vendit vijon të jetë i lartë në kulmin e sezonit veror. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, nga ora 05:00 deri në orën 08:00 të kësaj të diele kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 19.249 persona.
Gjatë të njëjtës periudhë janë përpunuar në hyrje edhe 4.274 automjete.
Shifrat tregojnë një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë punën për përballimin e lëvizjes së shtuar të qytetarëve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.
