Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Habit Vasili: Amerika është e qartë, ia ka hequr vizën Ramës

16:40 / June 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Petrit Vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha sot se SHBA-të nuk e kuptojnë lojën me kushtetutën dhe rezistencën ndaj reformës në drejtësi që opozita po i bën me mjete të dhunshme.

Deklaratat e Ramës erdhën pas atyre të zyrtarit amerikan Mathew Palmer. Por në këtë mori apelesh, nuk mund të mungonte edhe ish-kreu i ish-grupit parlamentar të LSI.

Petrit Vasili i ka habitur të gjithë teksa shkruan se SHBA-të ia kanë hequr vizën përfundimisht Edi Ramës. Numri dy i LSI siduket harron se ambasada amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizën atij vetë.

Ky konstatim u bë publik nga Zëri i Amerikës, që shtoi se refuzimi i vizave është në kuadër të penalizimit ndaj politikanëve të korruptuar.

“Amerika dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ja ka hequr perfundimisht vizen Edi Rames!! Per SHBA- ne Edi Rama perfaqeson mbeshtetesin e krimit te organizuar,frymezuesin e korrupsionit te cfrenuar dhe shnderruesin e Shqiperise ne lavatricen gjigane te pastrinit te parave. Amerika ka folur qarte. Amerika eshte nje e vetme dhe ndodhet ne Raportin e DASH” – shkruan Vasili ndër të tjera, i cili ende nuk ka mohuar apo pohuar refuzimin e vizës së tij.

“Shyqyr qe Amerika eshte kaq e qarte dhe eshte ajo qe eshte dhe i ve emrin shkaktarit te vetem te shkaterrimit te Shqiperise dhe ky emer eshte Edi Rama” – vijon paraardhësi i Kryemadhit në krey të LSI-së.

Petrit Vasili Rama tirananews.al Viza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.