Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes:  5 vatra ende aktive, 2 zona nën monitorim, vijojnë operacionet në terren

09:57 / August 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

27 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa aktualisht 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 janë në monitorim. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se operacionet për shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të vatrave vijojnë në disa zona të vendit.

Në terren janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata vijon të mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Abaze, bashkia Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore. Në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është nën kontroll. Nën kontroll është edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal, ku nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, zjarri vijon të jetë aktiv. Ndërhyrja e 2 helikopterëve të FA-së gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

Ministria e Mbrojtjes Situata e zjarreve terre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Krastë të Krujës/ 50 efektivë të FA të angazhuar, punohet për izolimin e vatrës

12:18 / August 10, 2026

Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore në Farkë: Mirënjohje për angazhimin në luftën kundër zjarreve

11:10 / August 10, 2026

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Përplasen dy “Mercedes”, plagosen 4 persona

11:07 / August 10, 2026

Dhunohet 23-vjeçarja në banesë në Shkodër/ Dy persona hyjnë në shtëpi, policia në kërkim të autorëve

10:40 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.