Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arrestohet turisti në Durrës, policia i gjen në çantë pistoletë me karikator të mbushur me fishekë

11:43 / August 11, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy faza të tjera të operacionit të koduar “Siguria” janë finalizuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh në Durrës, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.

Si rezultat i kontrolleve, patrullimeve dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia goditi një rast të armëmbajtjes pa leje dhe parandaloi një vjedhje.

Për armëmbajtje pa leje, u arrestua në flagrancë shtetasi suedez O. K., 29 vjeç. Gjatë kontrollit në çantën marsup që mbante me vete, Policia gjeti një armë zjarri, pistoletë, me karikator të mbushur me fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

Në një tjetër rast, u arrestua në flagrancë pranë një banese shtetasi D. P., 24 vjeç, i cili dyshohet se kishte tentuar të vidhte një kasafortë murale.

Nga hetimet e kryera për këtë rast u identifikuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, shtetasit V. K., 38 vjeç dhe S. I., 26 vjeç.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i shtetasit V. K., ndërsa vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. I.

Policia bën me dije se kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë në kuadër të masave të posaçme për sezonin turistik.

arrestohet Durres turisti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.