Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një automjet i Policisë së Kosovës pranë atij të KFOR-it mbi urën e Ibrit ka qëndruar edhe gjatë ditës së martë, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s ka konfirmuar nisjen e “tranzicionit gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ura, e cila prej vitesh simbolizon ndarjen dhe bashkimin e qytetit, është e kalueshme nga qytetarët në këmbë, të cilët mund të lëvizin lirshëm nga pjesa veriore në atë jugore dhe anasjelltas.

Megjithatë, ura vijon të jetë e bllokuar për automjetet, pavarësisht një përpjekjeje për hapjen e saj rreth dy vite më parë, e cila nuk u realizua.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar të arsyeshëm tranzicionin e KFOR-it, duke argumentuar se tashmë janë krijuar kushtet për kalimin gradual të përgjegjësive te Policia e Kosovës.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka dëshmuar se është në gjendje të kontrollojë situatën, faktor që ka ndikuar edhe në vendimin e faktorit ndërkombëtar për këtë tranzicion.

KFOR-i ka sqaruar se procesi do të zhvillohet gradualisht dhe do të varet nga kushtet në terren.

“Tranzicioni do të jetë gradual, në varësi të kushteve dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet nga KFOR-i.

Ura e Ibrit u bllokua në vitin 1999 dhe me kalimin e viteve u shndërrua në simbol të ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë. Në këtë zonë kanë ndodhur edhe një pjesë e tensioneve ndëretnike ndër vite.

Ndarja administrative e Mitrovicës në dy komuna u parashikua edhe nga Plani i Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Aktualisht, Mitrovica është e ndarë zyrtarisht në dy komuna: Mitrovica e Veriut, me shumicë serbe, dhe Mitrovica e Jugut, me shumicë shqiptare.

kfor terheqje Ura e Ibrit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shkarkua nga Orban, Andras Baka merr drejtimin e Hungarisë, zgjidhet president me shumicë votash

17:54 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.