Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Diella” italiane quhet Eva-Model nga Shqipëria, këshilltarja bashkiake virtuale në Piemonte

18:18 / August 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diella it
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria duket se po kthehet në një burim frymëzimi për fqinjët përtej Adriatikut kur bëhet fjalë për integrimin e teknologjisë në institucione. Inovacioni i guximshëm me “Diellën”, e cila bëri histori si figura e parë publike dhe “ministrja” e parë me Inteligjencë Artificiale në Shqipëri, ka hapur rrugën për eksperimente të ngjashme edhe në Itali. Tanimë, modeli i përfshirjes së AI në jetën publike po gjen zbatim në qeverisjen lokale italiane. Eva Statiella eshte keshilltarja me  e re bashkiake ne Qytetin Acqui Terme ne Rajonin Veriur te Piemontes. Eva nuk eshte nje person real porn je avatar I gjeneruar duke perdorur Inteligjencen Artificiale njesoi si Diella.

Eva Statiella u prezantua në muajin qershor nga Danilo Rapetti, kryebashkiaku i Acqui Terme, një qytet me rreth 19,000 banorë në provincën e Alessandrisë. Këshilltares virtuale iu dhanë portofole specifike që mbulojnë ceshtjet sociale dhe humane , inteligjencën artificiale dhe tranzicionin dixhital.

Eva është trajnuar dhe testuar prej disa muajsh. Ajo ka marrë pjesë në mbledhjet e këshillit, ka dëgjuar diskutimet, ka hartuar tekste e dokumente dhe ka dhënë opinionin e saj kur i është kërkuar për çështje të ndryshme.

Megjithatë, zyrtarët theksojnë se pozicioni i saj është rreptësisht konsultativ. Ajo nuk mund të marrë vendime politike apo të nënshkruajë akte administrative, dhe as nuk njihet ligjërisht si anëtare e këshillit. Zyrtarisht, ajo është përcaktuar si një “anëtare dixhitale, konsultative dhe jo-vendimmarrëse e këshillit bashkiak”.

Detyra praktike e Evës është të analizojë kërkesat e qytetarëve dhe të ndihmojë në uljen e burokracisë, duke punuar krah për krah me një këshilltar duke balancuar perdorimin e Inteligjences Artificiale me pervojen reale administrative.

Ashtu si Diella në Shqipëri, edhe Eva ka një prani vizuale, megjithate sic do risi e ketyre permasava, por ky eksperiment nuk ka kaluar pa polemika. Opozita e qytetit ka ngritur shqetësime në lidhje me privatësinë dhe sigurinë, veçanërisht pasi aftësitë e Evës pritet të zgjerohen. Për momentin,  Kryebashkiaku e kornizon Eva Statiellën si një mjet për të kuptuar se çfarë ndodh kur sistemet e Inteligjencës Artificiale marrin një rol më aktiv në vendimmarrje, dhe jo domosdoshmërisht si një instalim të përhershëm të qeverisjes lokale.

diella eva italiane model piemonte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pakistani: SHBA dhe Irani janë afër një lloj marrëveshjeje pavarësisht sulmeve ndaj anijeve

19:01 / August 11, 2026

U shkarkua nga Orban, Andras Baka merr drejtimin e Hungarisë, zgjidhet president me shumicë votash

17:54 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026

Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

14:46 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.