Ngërçi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka prodhuar ditët e fundit protesta, tensione dhe skena të pazakonta, por një pankartë e shfaqur pranë institucionit sjell edhe një ironi të veçantë për publikun.
Një qytetar nga diaspora shihet në video me pankartën “Kurti n’burg!”, një formulim thuajse identik me sloganin “Rama n’burg, Berisha n’burg”, të popullarizuar gjatë protestave të të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo” në Tiranë.
Ironia qëndron edhe te fakti se ndër frymëzuesit e akteve të dhunshme në protestat e Tiranës kanë qenë edhe disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Tashmë, ndërsa Kurti përballet me kundërshtarët e tij në Prishtinë, një prej sloganeve më karakteristike të atyre protestave duket se ka kaluar kufirin, por këtë herë me emrin e tij në pankartë.
