Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Lundrës e Farkës, evakuohen 3 familje

10:49 / August 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
priske e madhe sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe ka marrë përmasa më të mëdha dhe është përhapur edhe në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pronat e tyre.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe ullishte, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të përhapjes së vatrave.

Sipas raportimeve nga terreni, është djegur edhe një shtëpi e pabanuar, ndërsa tre familje janë evakuar për arsye sigurie.

Banorët e zonës kanë bërë me dije se dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat pyjore të përfshira nga flakët dhe dyshohet se një pjesë e tyre mund të kenë ngordhur.

Përballë përhapjes së zjarrit, ndërhyrja po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Dy helikopterë janë angazhuar në operacion, duke marrë ujë nga Liqeni i Farkës dhe duke ndërhyrë mbi vatrat e zjarrit.

Ndërkohë, forcat tokësore ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa përhapja e zjarrit në drejtim të Lundrës ka shtuar shqetësimin e banorëve të zonës. Tymi i dendur ka shkaktuar gjithashtu shqetësime për komunitetin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sarandë/ Lamallari dhe Gonxhe ndjekin nga afër masat për sezonin turistik: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

11:16 / August 13, 2026

Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin e padisë për emërimin e Ols Dados, Veliaj e ankimon: Prokurori s’duhet të ketë imunitet nga kontrolli gjyqësor

10:53 / August 13, 2026

Gjirokastër, kontrolle intensive me dronë e radarë: Mbi 1900 masa administrative në 10 ditë

10:13 / August 13, 2026

Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt e kontestuar Kuril: Territori na përket ne

09:59 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.