Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë në Kosovë: “Kurti po mban peng Kosovën”

12:34 / August 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1783580817x1783579859 albinkurti 813
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë një tjetër aksion politik këtë të enjte, duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës. Deputetët e PDK-së akuzuan Albin Kurtin dhe ministrat e tij se kanë “uzurpuar” zyrat e shtetit dhe po mbajnë peng funksionimin institucional të vendit.

Përfaqësues të PDK-së paralajmëruan se do të përdorin çdo mjet politik për rikthimin e, siç thanë, rendit demokratik dhe kushtetues.

“Ky njeri nuk është kryeministër. Është një deputet zaptues. Është një deputet uzurpator, i cili e ka uzurpu zyrën e kryeministrit, i cili merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me ligjin për qeveri. Prandaj, do të bëjmë çdo gjë të mundur që ta rikthejmë rendin kushtetues”, u shprehën nga PDK-ja.

Minuta më pas, deputetët u zhvendosën në hollin e Kuvendit, ku dorëzuan kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive të premten në orën 11:00.

“Ne jemi deputetë të betuar dhe këtë funksion po na e pamundëson ta ushtrojmë VV-ja. Në emër të PDK-së i bëj thirrje Albin Kurtit që ta lejojë Avni Deharin ta thërrasë mbledhjen për seancën. Kushtetuta e Kosovës nuk është statuti i LVV-së. Kushtetuta është akt të cilit duhet t’i nënshtrohet çdo aktivitet politik”, deklaruan përfaqësuesit e PDK-së.

Aksionet e PDK-së deri tani janë mbështetur vetëm nga Aleanca, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të distancohet.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje deklaron se, nëse nuk ka marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit, mbajtja e seancës konstituive do të ishte humbje kohe. Përplasjet mes partive politike po e bëjnë gjithnjë e më të largët një zgjidhje për ngërçin institucional në Kosovë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.