Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

14 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Situatë e rënduar në Gurë-Lurë të Dibrës dhe Elbasan!

19:20 / August 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend deri në orën 18:00 të 13 gushtit, duke raportuar 31 vatra të evidentuara gjatë ditës, ndërsa aktualisht vijojnë 18 vatra zjarri, prej të cilave 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar në mënyrë të koordinuar strukturat vendore dhe qendrore. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë vënë në dispozicion 309 efektivë, 22 mjete, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, krahas mjeteve të tjera të emergjencës.

Një nga zonat ku situata paraqitet më e vështirë është Gurë-Lura në Dibër, ku zjarri vijon me intensitet të lartë në dy drejtime. Forcat në terren kanë arritur të vendosin nën kontroll perimetrin pranë banesave, duke shmangur rrezikun për to. Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca bashkiake, të Forcave të Armatosura, policisë, ADZM-së dhe vullnetarë, me mbështetjen e dy avionëve Air Tractor.

Situatë e rënduar raportohet edhe në Lugaxhi të Elbasanit, ku zjarri është përhapur në kurorat e pishave. Në terren po punojnë forca zjarrfikëse, të pyjores, bashkiake dhe vullnetarë, ndërsa një vatër e re është evidentuar edhe në Shalës të Cërrikut. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Dajt të Tiranës, zjarri vijon mbi tunelet e Qafë-Mollës, si dhe në aksin Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të MZSH-së, ADZM-së, vullnetarë dhe helikopterë të Forcave të Armatosura. Por gjatë pasdites flakët janë vënë nën kontroll. Edhe në këtë zonë, autoritetet deklarojnë se nuk ka rrezik për banesat.

Në Abaze të Krujës, zjarri mbetet aktiv dhe është favorizuar nga era, ndërsa operacioni po mbështetet edhe nga një helikopter. Banesat nuk paraqiten në rrezik.

Në Nëmerçkë dhe Dhëmbel të Përmetit vijojnë disa vatra në zona pyjore dhe kullota, ndërsa në Trojë të Mirditës po punohet për izolimin e zjarrit.

Në Finiq, zjarri në Dhivër vijon të mbahet nën operacion me forca nga disa bashki dhe mbështetje ajrore. Ndërkohë, vatra në Rumanxë është shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll.

Në zonën Mallakastër–Patos, vatrat në Drenie, Lofkënd dhe Ngraçije janë izoluar dhe po monitorohen. Puna vijon në ekonominë pyjore të Gjinoqarës. Në Kryezi të Fushë-Arrëzit, zjarri është nën kontroll, ndërsa në Rrencë dhe Goraj-Budishtë vijon operacioni për izolimin e plotë.

Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në të gjitha zonat problematike, me fokus të veçantë mbrojtjen e zonave të banuara dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Diber mbrojtjes ministria te dhenat zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kthesa e mandatit të katërt/ Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Rrjetin MIA, duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

16:04 / August 13, 2026

Të shtëna me armë pas konfliktit në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14:45 / August 13, 2026

Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat në RMV, Lirim Hajredini

13:46 / August 13, 2026

Temperaturat dhe era përkeqësojnë situatën, 12 vatra zjarri vijojnë aktive në vend

13:36 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.