Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ankand
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shitjet e sendeve luksoze në shtëpitë kryesore të ankandeve po shënojnë rritje të fortë, në kontrast me tkurrjen e tregut më të gjerë të luksit.

Në shtëpinë britanike të ankandit për artet e bukura, Christie’s, shitjet e luksit u rritën me 15% në gjysmën e parë të 2026-ës, duke arritur 539 milionë dollarë. Ndërkohë, Sotheby’s realizoi 2.7 miliardë dollarë nga shitjet luksoze në 2025, 22% më shumë se një vit më parë. Rritja vazhdoi edhe në 2026. Në Sotheby’s, shitjet e orëve u rritën me 64%, ndërsa ato të bizhuterive 13%.

Edhe Phillips regjistroi sezonin më të suksesshëm të pranverës në historinë e tregut të orëve, me shitje që kaluan 235 milionë dollarë.

Por, paradoksi qëndron në faktin se  tregu tradicional i luksit po humbet konsumatorë. Sipas Bain & Company, rreth 50 milionë klientë u larguan nga tregu midis 2022 dhe 2024, duke e çuar bazën globale të blerësve nga 400 në 350 milionë. Çmimet e larta dhe dobësimi i fuqisë blerëse po rëndojnë mbi industrinë e luksit.

Por kjo tkurrje prek kryesisht segmentet më të gjera të luksit, sipas revistës amerikane ArtNews, që shpjegon se ankandet operojnë në një nivel tjetër të tregut: te koleksionistët dhe individët shumë të pasur që kërkojnë uniken, cilësinë dhe objektet me histori.

Një tjetër faktor është zhvendosja nga tregu primar te ai sekondar, pra rishitjet. Disa klientë që më parë blinin drejtpërdrejt nga markat luksoze po i drejtohen ankandeve për të gjetur bizhuteri vintage, gurë të rrallë dhe orë që nuk prodhohen më. Në raste të caktuara, tregu sekondar ofron edhe çmime më tërheqëse.

Në thelb, shtëpitë e ankandeve nuk po përfitojnë domosdoshmërisht nga rënia e luksit, por nga polarizimi i tij. Ndërsa konsumatorët aspirues po tërhiqen, të pasurit po vazhdojnë të shpenzojnë për objekte të rralla.

ankande bizhuteri luksi ora te pasurit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026

Nga shiu te dielli: Çadra po rikthehet si aksesori i ri i verës në Europë

14:51 / August 3, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.