Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjedi në Mesdhe, gjenden 11 trupa pranë brigjeve të Libisë, ende mister rrethanat e vdekjes

14:05 / August 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1557511984 libi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër tragjedi është regjistruar në rrugën e emigrantëve përmes Mesdheut, ku 11 trupa të pajetë janë zbuluar në det pranë brigjeve të Libisë.

Trupat u pikasën gjatë një operacioni ajror për identifikimin e mjeteve lundruese me emigrantë, rreth 57 milje detare larg qytetit libian të Zuarës. Sipas informacioneve të raportuara nga organizatat joqeveritare, viktimat ndodheshin në një fazë të avancuar dekompozimi.

Roja Bregdetare italiane bëri të ditur se ishte njoftuar për zbulimin dhe se informacioni iu përcoll menjëherë autoriteteve libiane. Zona ku u gjetën trupat ndodhet brenda hapësirës detare për të cilën përgjegjësinë për operacionet e kërkim-shpëtimit e kanë autoritetet e Libisë.

Ende nuk dihet se nga cila anije vinin viktimat, kur mund të ketë ndodhur tragjedia apo sa persona ndodheshin fillimisht në bord.

Organizata SOS Méditerranée reagoi pas zbulimit, duke theksuar se rrethanat e vdekjes së 11 personave mbeten të paqarta. Organizata e cilësoi ngjarjen si një tjetër dëshmi të kostos njerëzore të migracionit në Mesdhe.

Rruga e Mesdheut Qendror, e përdorur nga mijëra emigrantë që nisen kryesisht nga brigjet e Afrikës së Veriut drejt Evropës, konsiderohet një nga korridoret më vdekjeprurëse të migracionit në botë.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), të paktën 872 persona kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur në këtë rrugë migratore që nga fillimi i vitit.

emigrante mesdhe tragjedi vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.