Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret, 9 vatra aktive/ Ndërhyrje intensive në Dajt dhe Gurë-Lurë, 285 forca dhe 4 mjete ajrore në terren

14:56 / August 15, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim, sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes për situatën deri në orën 14:00 të 15 gushtit.

Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar 285 forca operacionale, mes tyre 120 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Ministria bën me dije se aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

“Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve (15 gusht 2026 – ora 14:00).

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 15 gusht 2026, janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim, ndërsa një vatër është shuar plotësisht.

Në operacionet e ditës së sotme janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Në Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në zonën e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale.

Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Në terren janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së Dibër, 50 efektivë të FA-së dhe 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve me fadroma dhe forca ka bërë të mundur ndalimin e përparimit të zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, vijon puna me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA-së. Nga krahu i fshatit Bulqizë zjarri është shuar, ndërsa vijon aktiv nga krahu i Selishtës, pa rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është në monitorim. Në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat, ndërsa zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale.

Vijon puna edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit, ku forcat operacionale janë të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Në të gjitha këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

AKMC vijon ndjekjen dhe monitorimin e pandërprerë të situatës, në koordinim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile, duke mbajtur në gatishmëri kapacitetet tokësore dhe ajrore për ndërhyrje aty ku kërkohet”, shkruan Ministria.

9 vatra aktive zjarret ne vend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i fortë në aksin Fier–Lushnje, plagosen babai dhe djali i mitur

17:26 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në një lokal në Elbasan, personi nxjerr armën dhe e drejton ndaj një tjetri

17:21 / August 15, 2026

Vjosa Osmani tregon dallimet me Kurtin për Presidentin: “Për ne duhet të jetë figurë balancuese e pushteteve”

15:04 / August 15, 2026

Fluks i lartë në kufi, Shqipëria dhe Greqia koordinojnë masat për të shmangur radhët

14:18 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.