Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vjosa Osmani tregon dallimet me Kurtin për Presidentin: “Për ne duhet të jetë figurë balancuese e pushteteve”

15:04 / August 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vjosa Osmani 1 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimet që ajo dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për një marrëveshje të mundshme politike.

LDK-ja tashmë ka vendosur të qëndrojë në opozitë, duke hequr dorë nga kërkesat për postin e kryeparlamentarit, Presidentit apo pjesëmarrjen në Qeveri. Sipas saj, Vetëvendosje mund t’i mbajë të gjitha këto pozita.

Partia ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të votuar një President konsensual, me kusht që ai të jetë një figurë që mbron “Republikën dhe Kushtetutën”.

E pyetur në një emision televiziv në Kosovë për takimet me Kurtin, Osmani tha se një nga dallimet kryesore mes Vetëvendosjes dhe LDK-së lidhet me mënyrën se si palët e konceptojnë rolin e Presidentit të Republikës.

“Për ne një President i Republikës duhet të ketë një përvojë, duhet të ketë qëndrime politike, jo partiake, ajo është tjetër gjë. Jo të mbajë qëndrime partiake, por të ketë qëndrime politike, të ketë njohuri politike, të ketë mundësi ta mbrojë Kushtetutën, të kryejë kompetencat e veta me nder, ta përfaqësojë vendin jashtë dhe të konsiderohet si një ekuilibër, një lloj balancuesi i pushteteve, siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës”, tha Osmani.

Sipas saj, ky nuk ishte qëndrimi i Kurtit, pasi Vetëvendosje e shihte Presidentin si një figurë pa qëndrime politike.

“Pala tjetër, pra Vetëvendosja, më shumë e sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që nuk bën asgjë, një figurë simbolike që e shohim ndoshta një herë ose dy në vit. Por, nuk ka qëndrime, kështu e kemi kuptuar ne”, u shpreh ajo.

Osmani theksoi se LDK-ja nuk e ka parë Presidentin e Kosovës thjesht si një prej pushteteve, por si një institucion që shërben si balancues mes pushteteve.

Sipas saj, Vetëvendosje e shihte Presidentin si një kontrollues dhe për këtë arsye nuk dëshironte që në këtë post të ishte një person me përvojë politike, por një figurë jashtë politikës.

Megjithatë, Osmani u pajtua me idenë se tashmë është koha për të diskutuar emra konkretë, duke bërë të qartë se vota e LDK-së do të lidhet me zgjedhjen e një Presidenti konsensual që përmbush kriteret e përcaktuara nga kjo parti.

Albin Kurti Presidenti pushteti vjosa omani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.