Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarret/ 43 vatra në 24 orët e fundit, 10 mbeten aktive në disa zona të vendit

12:49 / August 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetë vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në territorin e vendit, ndërsa tre të tjera janë nën monitorim. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 43 vatra zjarri, sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Situata më problematike paraqitet në disa zona malore, ku terreni i thyer dhe vështirësia e aksesit po e komplikojnë ndërhyrjen e forcave në terren.

Zjarri në Gurë-Lurë, vijojnë të mbetet një nga vatrat më problematike. Në terren janë angazhuar 120 forca bashkiake, 20 efektivë të Policisë, 11 punonjës të ADZM-së, 15 efektivë të MZSH-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura.

Operacioni po mbështetet nga dy avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve ka ndihmuar në ndalimin e avancimit të flakëve në drejtim të banesave. Aktualisht, sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Edhe në Malin e Dajtit në Tiranë vijon puna për shuarjen e zjarrit. Në operacion janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Zjarri vijon të jetë aktiv, por autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.

Në zonën e Qafë Helmesit, në kufirin Dibër-Bulqizë, zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa vijon të jetë aktiv në drejtim të Selishtës. Në terren janë angazhuar 11 efektivë të MZSH-së, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Në Mirditë, në Lufaj vijon puna për hapjen e korridoreve ndarëse për të frenuar përhapjen e flakëve. Ndërkohë, në Thari është evidentuar një vatër e re zjarri, ku janë nisur ekipet e MZSH-së dhe është dërguar në mbështetje edhe një helikopter.

Në Fushë-Lajë të Shkodrës vijon ndërhyrja në terren të thyer, çka e vështirëson punën e forcave në terren.

Në Rrjoll situata paraqitet edhe më e komplikuar për shkak të terrenit të paarritshëm. Për këtë arsye, vatra po monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe një dron për të evidentuar shtrirjen e zjarrit.

Në Vakumone të Shëngjergjit vatra mbetet aktive, ndërsa në ndërhyrje janë angazhuar forcat e MZSH-së, vullnetarë dhe strukturat e Njësisë Administrative Shëngjergj. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze të Krujës zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët. Vatra në Zidoll është nën monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Dardhë të Librazhdit, MZSH-ja, shërbimi pyjor dhe forcat bashkiake vijojnë punën për shuarjen e flakëve, ndërsa edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Për përballimin e situatës gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse.

Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 120 efektivë, pesë helikopterë dhe dy avionë Air Tractor. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 120 efektivë të FA-së, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor.

AKMC, përmes QKOEC, vijon monitorimin dhe koordinimin e operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve në të gjithë territorin e vendit.

10 24 oret 43 vatra aktive zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 2026

Zjarri përfshin parcelën me ullinj në Cërrik/ Flakët rrezikojnë banesat, në terren forca të shumta zjarrfikëse

13:57 / August 16, 2026

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë

10:46 / August 16, 2026

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.