Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Tetë vatra janë aktive, s’ka rrezik për zonat e banuara

09:56 / August 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret 280824 home 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 33 vatra zjarri, 8 prej të cilave vijojnë aktive dhe 5 janë nën monitorim.

Në operacione janë angazhuar 535 forca dhe 51 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me trupa, helikopterë dhe avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore janë në Malin e Dajtit, Gurë-Lurë, Qafë Helmës, Bruç, Lufaj dhe Fushë-Lajë, ku puna për shuarjen dhe izolimin e flakëve vijon.

Ministria e Mbrojtjes thotë sr aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në këto vatra.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga AKMC dhe strukturat vendore e qendrore.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrjotjes:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë në monitorim.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren operojnë 120 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

• Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna me 15 efektivë të MZSH, 10 forca të ADZM, 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatrat në Priskë dhe Vakumone janë nën kontroll dhe po monitorohen.

• Gurë-Lurë, Dibër – vijon një angazhim i gjerë me 115 forca bashkiake, 13 policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

• Qafë Helmës dhe Bruç – puna vijon në terren të vështirë; nga krahu i Bulqizës zjarri në Qafë Helmës është fikur dhe mbetet aktiv vetëm drejt Selishtës. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.

• Lufaj, Mirditë – vijon puna e forcave operacionale pas hapjes së korridoreve ndarëse, me mbështetje edhe nga 1 helikopter i Forcës Ajrore.

• Fushë-Lajë, Pukë – në operacion janë 10 efektivë zjarrfikës, 16 forca bashkiake dhe 40 efektivë të FA. Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Rrjoll, situata monitorohet nga afër edhe me dron dhe po ashtu nuk ka rrezik për banesat.

Situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga AKMC, me angazhim të koordinuar të strukturave qendrore dhe vendore dhe me përqendrim të kapaciteteve tokësore e ajrore në vatrat që kërkojnë ndërhyrje më intensive.

Ministria e Mbrojtjes vatra aktive zjarret ne vend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestimi i Ylli Zallës, detaje nga operacioni i RENEA-s: U kap i armatosur në zonë të pyllëzuar

11:20 / August 17, 2026

Arrestohet në Krujë Ylli Zalla, personazh i shumëkërkuar nga Policia

10:30 / August 17, 2026

PDK bllokon hyrjen në Qeverinë e Kosovës: Kërkon nga Kurti seancë konstituive

10:15 / August 17, 2026

Rama nis javën me pamje nga Liqeni i Degës në Belsh

10:05 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.