Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

10:07 / August 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 2
WEST HOLLYWOOD, CALIFORNIA - NOVEMBER 03: Hayden Panettiere attends amfAR Gala Los Angeles 2022 at Pacific Design Center on November 03, 2022 in West Hollywood, California. (Photo by Jon Kopaloff/Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me vdekjen e papritur të Hayden Panettiere, e cila ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare, të dielën, më 16 gusht. Sipas hetimeve paraprake të policisë, deri tani nuk ka prova që vdekja e saj të ketë ardhur si pasojë e një akti kriminal.

Siç raporton People, rreth orës 13:50 të së dielës, më 16 gusht, policia e Greenville, në Karolinën e Jugut, dhe ekipet e emergjencës morën një telefonatë për një “grua pa ndjenja”, bëri të ditur një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Greenville.

“Pas mbërritjes në vendngjarje, iu dha ndihma mjekësore. Megjithatë, personi, i cili më vonë u identifikua si Hayden Panettiere, u konstatua i vdekur në vendngjarje. Rasti po hetohet nga Departamenti i Policisë së Greenville, në bashkëpunim me Zyrën e Mjekësisë Ligjore të Qarkut Greenville. Hetimi paraprak nuk ka zbuluar prova për ndonjë akt kriminal apo rrethana të dyshimta. Telefonata në numrin 911 u bë nga një person i afërt me Panettiere”, deklaroi zëdhënësi.

Ai theksoi gjithashtu se autoritetet nuk do të bëjnë publike detaje të tjera rreth rastit.

Vdekja e Hayden Panettiere u bë e ditur përmes një deklarate të babait të saj Alan Panettiere.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen tragjike të Hayden tonë të dashur. Ajo ishte një dritë e jashtëzakonshme dhe një forcë e natyrës, që u dha dashuri dhe gëzim të pafund të gjithë atyre që e njihnin, si dhe miliona njerëzve që e ndiqnin në ekran”, thuhej në deklaratë.

Vetëm pak muaj para vdekjes së saj, Hayden Panettiere fliste me optimizëm për të ardhmen.

Ylli i serialeve “Heroes”, “Nashville” dhe filmave “Scream” shprehej me krenari se kishte arritur të kapërcente periudhat e vështira që kishte kaluar.

“Më në fund ndjej se kam arritur ta lë pas gjithë atë errësirë dhe negativitet. Ndjej se një kapitull ka përfunduar dhe një i ri po fillon. Shoh përpara meje shumë mundësi emocionuese. Ndjej se kam ende shumë për të jetuar”, ishte shprehur ajo në podcastin “On Purpose With Jay Shetty.

detaje hayden panettiere vdekje zbulohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet gjyqi për vrasjen e Tupac, 30 vjet pas atentatit në Las Vegas

10:48 / August 18, 2026

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere

19:19 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

Ariana Grande përlot Londrën/ Dhjetë koncerte mbyllin turneun, këngëtarja tërhiqet përkohësisht nga jeta publike

16:19 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.