Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata me zjarret/ Nëntë vatra zjarri në Shqipëri, gjashtë vijojnë të jenë aktive

15:25 / August 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarr 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëntë vatra zjarri janë regjistruar në vend deri në orën 14:00 të 18 gushtit, ndërsa gjashtë prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një vatër është nën kontroll dhe dy të tjera po monitorohen.

Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjet në terren, ndërsa Forcat e Armatosura janë angazhuar me 140 efektivë, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor.

Në Dajt të Tiranës vijon operacioni për izolimin e zjarrit, ku janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë të Dibrës, zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë vijon me 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy avionë Air Tractor.

Në Qafë Helmës, zjarri është fikur në krahun e Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Ndërkohë, në Bruç të Matit vijon operacioni në terren të vështirë.

Në Lufaj të Mirditës, vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët. Ndërhyrja vijon edhe në Tërbun të Pukës, ku janë angazhuar forca të shumta tokësore dhe ajrore. Sipas autoriteteve, edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin dhe koordinimin me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Aktualitet Shqiperi zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e komisionit shtetëror të artit në hapësirat publike

17:00 / August 18, 2026

Komisioni Europian kërkon koordinim dhe konsultime për hapjen e urës mbi Ibër

15:18 / August 18, 2026

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026

Rama ndan pamjet/ Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit po bëhet gati për nxënësit me ambiente moderne

14:51 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.