Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bilanci i zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës, shqetësues

17:38 / August 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zjarri ne Lure3 Lure
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bilanci i zjarreve që përfshinë pyjet e Parkut Kombëtar të Lurës mbetet shqetësues, ndërsa të dhënat mbi sipërfaqen e prekur nga zjarri rezultojnë të ndryshme sipas burimeve.

Sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave Dibër, nga zjarri janë përshkuar rreth 600 hektarë sipërfaqe pyjore me pishë, ah dhe kullota. Zjarri ka qenë kryesisht përshkues, duke përfshirë një territor të konsiderueshëm të parkut.

Përgjatë 8 ditëve, puna për përballimin dhe izolimin e vatrave të zjarrit ka qenë e pandërprerë. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar çdo ditë mjete ajrore, përfshirë helikopterë dhe dy avionë, si dhe më shumë se 200 forca nga MZSH, Bashkia Dibër, ADZM, drejtoritë dhe sektorë të ndryshëm, vullnetarë dhe Forcat e Armatosura.

Falë angazhimit të përbashkët dhe punës pa ndërprerje, zjarri u arrit të izolohej plotësisht, duke shmangur përhapjen e mëtejshme dhe duke mbrojtur banesat dhe zonat e banuara.

Ndërkohë, të dhënat e përftuara nga analiza satelitore paraqesin një bilanc tjetër për sipërfaqen e djegur në Lurë. Sipas tyre, sipërfaqja e prekur rezulton rreth 276 hektarë, e ndarë në:

-154.24 ha sipërfaqe me bimësi;

-78.01 ha sipërfaqe pa bimësi;

-42.54 ha sipërfaqe pyjore;

-1.23 ha pemëtore;

-0.02 ha sipërfaqe ujore.

Siç vihet re, ekzistojnë diferenca të konsiderueshme mes të dhënave të raportuara nga Bashkia Dibër dhe atyre të përftuara nga analiza satelitore. Për këtë arsye, është e rëndësishme që shifrat përfundimtare të përcaktohen mbi bazën e një vlerësimi sa më të saktë dhe të unifikuar të dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

bilanci kombetar lures parkun zjarreve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Kurti takohet me Abdixhikun, Osmanin dhe Hazirin

17:58 / August 18, 2026

Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e komisionit shtetëror të artit në hapësirat publike

17:00 / August 18, 2026

Situata me zjarret/ Nëntë vatra zjarri në Shqipëri, gjashtë vijojnë të jenë aktive

15:25 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.