Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushi 1 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa trajneri Alban Bushi ka bërë publike listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë kuqezinjtë në këtë kompeticion ndërkombëtar.

Në një prononcim për fshf.org, Bushi ka folur për objektivat e skuadrës dhe rëndësinë e këtij turneu për një grup të ri futbollistësh. Trajneri kuqezi thekson se Shqipëria nuk do të udhëtojë vetëm për të marrë pjesë, por për të konkurruar me kundërshtarët e grupit, ku bëjnë pjesë Italia, Kosova dhe Algjeria.

“Jemi shumë të motivuar që Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare. Për ne nuk është thjesht një turne, por një mundësi për të treguar karakterin, personalitetin dhe mentalitetin e futbollit shqiptar”, u shpreh Bushi.

Ai pranon vështirësinë e grupit, por nënvizon se objektivi është kualifikimi.

“E dimë që grupi është shumë i fortë, Italia, Kosova dhe Algjeria. I respektojmë shumë këto skuadra, por do të shkojmë atje jo thjesht për të qenë pjesëmarrës, por për t’i konkurruar ato. Objektivi ynë është që të kualifikohemi”, tha trajneri i U-21.

Bushi theksoi gjithashtu se lista e grumbulluar është kryesisht e përbërë nga futbollistë të rinj, të datëlindjeve 2006, 2007 dhe 2008, të cilët sezonin e ardhshëm pritet të jenë pjesë e ekipit Shpresa.

“Lista është pothuajse krejt e re. Është një listë me lojtarë të datëlindjeve shumë të vogla, 2006, 2007 dhe 2008 që do të jenë sezonin tjetër me ekipin Shpresa. Edhe për ata është një mundësi e mirë për të treguar vlerat e tyre dhe për t’u matur me futbollin europian”, deklaroi Bushi.

Sa i përket sfidës së parë ndaj Italisë, trajneri kuqezi pranon se koha në dispozicion për përgatitjen e skuadrës është e kufizuar, por premton angazhim maksimal nga stafi dhe futbollistët.

“Koha në dispozicion është shumë e vogël. Sot është e mërkurë dhe ne do të luajmë të shtunën me Italinë në orën 21:00. Do të mundohemi dhe ne si staf për të dhënë idetë dhe strategjitë tona se si do të luajmë ndaj Italisë”, u shpreh ai.

Bushi e konsideron çdo ndeshje si një finale dhe synon që Shqipëria të zhvillojë një paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion.

“Për ne çdo ndeshje do të jetë si një finale. Duhet të jemi shumë dinjitoz në performancën tonë dhe kemi shumë dëshirë që ta fitojmë këtë turne”, përfundoi Alban Bushi.

“Taranto 2026” Alban Bushi shqiperia U-21
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.