Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret përfshijnë Malin e Tërbunit, Gojanin dhe Gjegjanin, në terren 40 efektivë dhe dy helikopterë

10:57 / August 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
puke sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zjarri vijon të përfshijë pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit në Bashkinë Pukë, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Prefektura e Shkodrës bën me dije se situata në Malin e Tërbunit është më e qetë dhe nën kontroll, ndërsa zona Gjegjan–Gojan mbetet më dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Në operacion janë angazhuar forca nga toka dhe ajri, përfshirë 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.

Njoftimi: 

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon se vijon misioni nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, Bashkia Pukë.

Situata në Malin e Tërbunit paraqitet aktualisht më e qetë dhe nën kontroll.

Në zonën Gjegjan–Gojan vijon të jetë më dinamike, për shkak të përhapjes së zjarrit, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe era.

Në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse të Bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të administratës, banorë dhe vullnetarë të zonës. Ndërhyrja po mbështetet nga ajri me dy helikopterë, të cilët po operojnë në zonat ku terreni i vështirë kufizon ndërhyrjen nga toka. Aktualisht nuk raporrohet afersi kritike me banesat.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin e të gjitha strukturave dhe kapaciteteve të angazhuara në terren për mbrojtjen e jetës dhe banesave të qytetarëve deri ne normalizimin e situates.

gjegjan gojan puke Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.