Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

08:29 / August 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 313
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët që kanë marrë vendimin për kalimin në pronësi të shtëpive të vjetra, të ndërtuara para vitit 1991, oborreve në përdorim apo trojeve funksionale, mund ta regjistrojnë pronën përmes portalit e-Albania. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar një përmbledhje të hapave që duhet të ndiqen për këtë proces.

Sipas Kadastrës, përmes kësaj procedure qytetarët mund të pajisen me dokumentacionin e plotë të pronësisë për shtëpinë e tyre.

Për të nisur aplikimin, qytetari duhet fillimisht të hyjë në llogarinë e tij në portalin e-Albania.

Më pas, duhet të zgjedhë shërbimin “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës apo të një akti administrativ” dhe të klikojë opsionin “Përdor”.

Pas hapjes së shërbimit, aplikanti duhet të krijojë një aplikim të ri dhe të plotësojë fushat e nevojshme të kërkuara në portal.

Në vijim, duhet të shtohet nënshërbimi “Regjistrim i kalimit të pronësisë me anë të aktit administrativ të lëshuar nga ASHK”.

Sipas njoftimit, pas zgjedhjes së këtij nënshërbimi, sistemi shton automatikisht edhe shërbimet për lëshimin e certifikatës së pronësisë, kopjen e kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe kopjen e fragmentit të hartës kadastrale.

Pasi plotësohet aplikimi, qytetari duhet ta dërgojë atë, të shkarkojë mandatin dhe të kryejë pagesën.

Pagesa mund të realizohet online, pranë Postës Shqiptare ose në çdo bankë të nivelit të dytë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës u ka bërë të ditur qytetarëve se informacioni mbi dokumentacionin e nevojshëm gjatë aplikimit për shërbimet kadastrale mund të gjendet në faqen e saj të internetit, në rubrikën “Shërbime”./Monitor

hapat kadastra pronesi regjistrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orët e fundit, 5 mbeten ende aktive. Shmanget rreziku për banesat në Gojan të Pukës

09:35 / August 20, 2026

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës, kërkon zhbllokimin e Kuvendit

08:34 / August 20, 2026

Zjarri përfshin Pukën, flakët afrohen me shpejtësi pranë zonave të banuara në fshatin Gojan i Vogël

08:23 / August 20, 2026

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.