Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia në kërkim të pronarit të lokalit dhe një tjetër personi

13:50 / August 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ksamil viktima 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet policore po vijojnë kontrollet nga veriu në jug të vendit, me qëllim kapjen e pronarit të lokalit “Principotes”, B. B., dhe D. Gj., pas vrasjes së turistit portugez në Ksamil nga truproja S. K., i cili dyshohet se e goditi disa herë me thikë.

Kontrollet kanë nisur që pasditen e djeshme në Tiranë, Vlorë dhe Kukës dhe po vijojnë në zona ku dyshohet se mund të jenë fshehur personat e shpallur në kërkim.

Pronari i lokalit dyshohet se është larguar menjëherë pas ngjarjes. Ndaj tij është ngritur akuza për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk e ka referuar te autoritetet ngjarjen e ndodhur më 18 gusht.

Ndërkohë, D. Gj. dyshohet se ka goditur me grushte 20-vjeçarin portugez gjatë konfliktit fizik që ka nisur në lokal.

Më pas, turisti, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht, është goditur me thikë në plazhin “Paradise”, në një distancë nga lokali “Principotes”. Për ngjarjen është arrestuar 29-vjeçari S. K., i cili ishte i punësuar si truprojë në lokal.

Sipas dëshmisë së tij, thika me të cilën ka kryer goditjen nuk ishte e tij. Ai pretendon se ia ka marrë nga dora 20-vjeçarit dhe më pas e ka goditur me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Natën e 18 gushtit, në lokalin “Principotes” ishte organizuar një festë ku ndodhej edhe i riu nga Portugalia së bashku me miqtë e tij. Aty ka nisur një konflikt, për të cilin fillimisht është raportuar se mund të ketë pasur si motiv një vajzë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e përplasjes.

Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, konflikti ka degraduar në përplasje fizike dhe më pas ka ndodhur tragjedia.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë vetëm momentet e para të sherrit. Për shkak të lëvizjes së njerëzve dhe errësirës, momenti i goditjes me thikë nuk është fiksuar nga kamerat, pasi ngjarja ka ndodhur në një distancë të largët nga lokali.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe një efektiv të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet për përfshirje në konflikt dhe për ndihmën e dhënë autorit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

29-vjeçari u arrestua disa orë pas ngjarjes, pasi u gjet në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një shtetase turke, ndërsa në automjet ndodhej edhe një pasagjer me të njëjtën kombësi.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim.

kerkim ksamil Policia vrasja e turistit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, dyshohet se u godit me sëpatë

14:02 / August 20, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

Shqipëria, e para për fondet nga BE/ Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

13:30 / August 20, 2026

Shpërndanin drogë në Mykonos, në pranga dy shqiptarë. Sekuestrohen mbi 65 mijë euro

11:54 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.