Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u plagos.
Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku.
Raportohet se nga informacionet paraprake mësohet se në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues.
Ata janë prerë nga helika e gomones, duke rezultuar fatale për njërin prej tyre, dhe duke lënë të plagosur tjetrin. Në vijim pritet që policia të sqaroje detajet e plota të ngjarjes së rëndë.
