Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

17:40 / August 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pushimet përfunduan edhe për socialistët. Të gjithë do të duhet të japin llogari para shefit të tyre politik. Me 23-24 gusht Kryeministri Edi Rama ka thirrur në vilat qeveritare në Pogradec kryetarët e komisioneve, drejtuesit politik dhe ministrat për të kaluar në sitë një nga një punën e secilit.

Kryesocialisti e nis retreat të dielën me punët e partisë të parën dhe të Parlamentit. Në11:30 drejtuesit politik dhe kryetarët e komisioneve parlamentare do të marrin vërejtjet dhe porositë nga kryetari. Jeta parlamentare me nisjen e sesioni politik nis me sfidën e reformës territoriale, për të cilën socialistët po hasin në rezistencë e të gjithëve. Por nuk  është vetëm kjo, pasi në “lojë” është edhe reforma elektorale apo ligjet që duhet të miratohen si detyrim me përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE.

Ndërsa Parlamenti do të nisë në mes protestave, partia duhet të angazhohet përzgjedhjet e ardhshme lokale, ku Edi Rama dhe ekipi i tij synojnë të mos lëshojnë pushtet në asnjë bashki. Për këtë arsye drejtuesit politik do të duhet të dorëzojnë matjet e tyre të opinion publik sidomos në atë zona ku janë shkrirë njësitë vendore. Dhe gjithashtu të vendosen parimet se si do të jetë përzgjedhja e kandidatëve të PS për kryetar bashkie, edhe pse disa emra nën zë e pranojnë që e kanë rikonfirmuar besimin e Ramës.

Të hënën përpara kreut të qeverisë do të dalin ministrat e kabinetit, edhe pse disa prej tyre do të duhet të qëndrojnë dy ditë për shkak se mbajnë edhe postin e drejtuesit politik. Analiza e punës së bërë edhe objektivat e vitit të dytë të mandatit të katërt do të jenë në fokus të kësaj mbledhje.

Të majtët do të shkojnë në Pogradec jo vetëm të përgatitur me analizën e dikastereve, zonave apo komisioneve që drejtojnë, por do të marrin me vete edhe ankthin nëse do të arrijnë të dalin nga kjo mbledhje me rikonfirmimin e posteve të tyre. Pa harruar Besën dhe Praninë besnike, dy dokumentet që Rama “ushqeu” të tijtë dhe opinionin publik gjatë kohës që pushonte në jug.  

drejtuesit partine Pogradec qeverine Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Rama e vizitoi në Hagë – Hashim Thaçi: Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë

09:36 / August 21, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Rama ndan pamjet/ Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit po bëhet gati për nxënësit me ambiente moderne

14:51 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.