Një tjetër lëvizje interesante mund të ndodhë në ekranin e Top Channel me nisjen e sezonit të ri televiziv.
Sipas burimeve Selin Bollati pritet të jetë pjesë e “Goca dhe Gra” në sezonin e ri.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga Top Channel apo vetë Selin Bollati.
Një përfshirje e Selinit në “Goca dhe Gra” do të shënonte një hap të rëndësishëm televiziv për të pas suksesit në “Big Brother VIP Albania 5”, ku ajo u shpall fituese dhe rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Sezoni i fundit i “Goca dhe Gra” nisi në shkurt me një panel të përbërë nga Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.
