Në Taranto të Italisë pritet që të zhvillohen Lojërat Mesdhetare 2026.
Ministri i Kulturës së Shqipërisë Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vendi ynë përfaqësohet në këtë event nga një nga delegacionet më të mëdha në historinë e saj.
Më tej, Gonxhja shprehet se risia në këtë vit është se sportistët do të akomodohen në kroçerën gjigande AROYA, që është kthyer në një “fshat” modern për delegacionet. Ministri uron shumë fat për sportistët që përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi.

Ministri Blendi Gonxhja në “Facebook”
Taranto, Itali, me ekipin shqiptar në prag të nisjes së Lojërave Mesdhetare 2026, ku Shqipëria merr pjesë me një nga delegacionet më të mëdha të sportistëve shqiptarë në historinë e pjesëmarrjes së saj, të angazhuar në disa disiplina, ndërsa një risi e veçantë e këtij edicioni është akomodimi i sportistëve në kroçerën gjigante AROYA, e cila është shndërruar në një “fshat” modern për delegacionet.
Ju urojmë shumë suksese sportistëve tanë, paraqitje sa më dinjitoze dhe sa më shumë rezultate të larta e medalje! Me krenari, përkushtim dhe zemrën kuqezi, përfaqësoni Shqipërinë dhe ngrini lart flamurin tonë kombëtar!
