Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Na shanë nga nëna”, dëshmia tronditëse e mikut të portugezit të vrarë: Autori e qëlloi me thikë në zemër

12:19 / August 22, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1787158416 portugezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur dëshmitë e dhëna në polici nga miqtë e 20-vjeçarit portugez, që mbeti viktimë e një konflikti në një beach bar në Ksamil më 18 gusht.

Turisti francez Adib Ghanmi ka deklaruar përpara uniformave blu se, pasi ka mbaruar festa në beach bar, së bashku me shokët, kanë shkuar në plazh për të pushuar.

Sipas dëshmisë së francezit, fillimisht në drejtimin e tyre ka shkuar një shqiptar i veshur me rroba jeshile të shkurtra, që ka sharë nga nëna një turist. Ai shprehet se personi i veshur me jeshile e qëlloi me kokë mikun e tyre dhe kështu nisi sherri, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Më pas, ai rrëfen edhe skenën, që shkaktoi humbjen e jetës së turistit nga Portugalia. Sipas Ghanmi, autori i dyshuar për vrasjen, “një person me flokë të gjata”, ka shkuar me thikë në dorë, ka goditur fillimisht në këmbë një mikun e tij të quajtur Tourpal e më pas ka qëlluar me thikë në zemër viktimën portugez. Në këtë moment, njerëzit kanë nisur të bërtasin.

 “Isha me shokët e mi, ishim shtatë persona dhe po festonim në club Principote. Pasi mbaroi festa, ne po qëndronim në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Ky person e goditi me kokë, ne u futem të gjithë në konflikt.

Më pas erdhi një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka qëlluar një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë më këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë ne zemër dhe në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security. Një nga ata që qëlloi në drejtimin tonë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, u shpreh turisti nga Franca.

Ibraim Leimoeiv, shtetas francez, para grupit të hetimit ka shpjeguar se kanë qenë në disko klub “Principote” dhe po festonin. Më pas kanë dalë dhe kanë shkuar tek shezllonget të gjithë së bashku.

Leimoeiv ka dhënë version të ngjashëm me mikun e tij, duke shtuar se i ka dhënë ndihmën e parë mikut që mbeti viktimë, duke i vendosur bluzën tek plaga.

“Aty ka ardhur një person, i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri që dinte të fliste pak frengjisht, i cili na thotë qetësohuni dhe na ka sharë nga nëna,  ai më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë me pak mjekër, i cili ju drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas ju drejtua Louis Miguelit. Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguelin. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë të plaga”.

Pyetjes se a e njeh personin i cili goditi me thikë, ai u përgjigj që nëse e shikon mund ta dallojë. Më pas grupi i hetimit i ka vënë për identifikim foton e S.V. Leimoevi e ka njohur dhe ka sqaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij.

Ngjarja e rëndë në Ksamil ndodhi më 18 gusht. Autori kryesor i vrasjes dyshohet shtetasi S.V. Ky i fundit tha në gjyq se vrasjen e kishte kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

Së bashku me të, në përgjegjësi penale u morën edhe persona të tjerë, që ndihmuan autorin e dyshuar të arratisej. Megjithatë, arratia e S.V ngjati shumë pak, pasi u arrestua nga forcat blu në bagazhin e një makine në afërsi të Levanit, duke u nisur për në Tiranë.

autori deshmia tronditese qelloi ne zemer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundër shtetit sovran bektashi në Tiranë: “Antikushtetuese dhe antikombëtare, nxit përçarje fetare”

13:46 / August 22, 2026

Nga fermat e kanabisit te dokumentet false/ Daily Mail: Si është ngritur rrjeti shqiptar i drogës në Britani, 450 raste të zbuluara

13:07 / August 22, 2026

Akuzat për shkeljen e privatësisë së fëmijëve/ Merr fund beteja ligjore, TikTok arrin marrëveshjen me SHBA-në, do t’i paguajë qeverisë amerikane 400 milionë dollarë

12:01 / August 22, 2026

“Piromani”/ Ndezi 6 vatra zjarri në Mirditë, arrestohet 62-vjeçari, përfshihen nga flakët 15 hektarë

11:11 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.