Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fuji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 48-vjeçar është qortuar nga policia pasi la djalin e tij në malin më të lartë të Japonisë për disa orë, vetëm me një pije freskuese dhe një ushqim të lehtë.

7-vjeçari u gjet i ulur në një stol në malin Fuji, në mjegull e shi, në një pikë që ndodhej në një lartësi prej më shumë se 2,000 metrash.

Babai raportohet se i kishte thënë të “priste”, pasi djali ishte ankuar se ishte i lodhur, ndërsa ai vazhdoi ngjitjen së bashku me djalin e madh.

Punonjësit e një strehe në mal e gjetën fëmijën pranë stacionit të gjashtë të një rruge që ngjitej drejt majës dhe njoftuan policinë. Babai u gjet mes stacionit të shtatë dhe të tetë të rrugës, që rreth tri orë larg në këmbë.

Policët e qortuan babain kur ai u kthye dhe u bashkua sërish me djalin e tij, i cili thuhet se ishte “i lodhur dhe i bezdisur” pas tetë orësh pritjeje.

“Edhe nëse kjo do të thotë të heqësh dorë nga ngjitja e malit së bashku, është e papranueshme të lësh një fëmijë pas”, i tha njëri prej policëve. Babai kërkoi falje për vendimin e tij të “nxituar”.

Familja raportohet se ndodhej në itinerarin Fujinomiya, i cili nis nga stacioni i pestë i malit, një pikë që mund të arrihet me transport publik.

Nga aty duhen rreth pesë orë për të arritur në majë dhe tre orë të tjera për të zbritur, sipas udhërrëfyesve të ngjitjeve malore.

Mali Fuji, i cili arrin një lartësi prej 3,776 metrash, është një vullkan aktiv i vendosur në jugperëndim të Tokios, u shpall pjesë e Trashëgimisë Botërore në vitin 2013.

Ai është gjithashtu një nga tre “Malet e Shenjta” tradicionale të Japonisë, së bashku me malin Tate dhe malin Haku.

Rreth 200 mijë njerëz ngjiten në të çdo vit, por në disa prej itinerareve ka kufizime ditore për numrin e vizitorëve, me qëllim shmangien e mbipopullimit.

djalin japoni malit Ngjarje pazakonte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.