Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 00:20 në Golem.
Sipas njoftimit të Policisë, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari Elton Luzati, si dhe pasagjeri, i cili ende nuk është identifikuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë edhe procedurat për identifikimin e viktimës tjetër.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
