Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
313 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është sekuestruar në paraburgimin 313 në Tiranë, gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP).

Gjatë kontrollit në ambientet e paraburgimit është konstatuar një sasi lënde narkotike e fshehur brenda ushqimeve. Sipas burimeve, dyshohet se bëhet fjalë për hashash dhe kokainë.

Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së bashku me AMSEVP-në, në kuadër të kontrolleve për evidentimin e sendeve dhe materialeve të ndaluara në institucionet penitenciare.

Zbulimi i lëndës narkotike vjen në një kohë kur kontrollet në burgje dhe paraburgime kanë evidentuar edhe raste të tjera të futjes së sendeve të ndaluara.

Vetëm një ditë më parë, gjatë një kontrolli në burgun e Fushë-Krujës, u gjet një telefon celular. Ndërkohë, një tjetër telefon ishte konstatuar javën e kaluar në burgun e Peqinit.

Kontrollet kanë për qëllim evidentimin dhe parandalimin e futjes së lëndëve narkotike, telefonave celularë dhe sendeve të tjera të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

hashash.kokaine lende narkotike paraburgimi 313
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.