Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Banorët e Gurrës në Klos mbështesin reformën territoriale: “Bashkimi me Matin do të sjellë më shumë investime”

09:11 / August 26, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PHOTO 2026 08 26 08 36 28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë nisur dëgjesat publike në Bashkinë Klos, në kuadër të diskutimeve për reformën e re territoriale. Pas njësisë administrative Xibër, takimi i radhës është zhvilluar në njësinë administrative Gurrë, ku banorët kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me projektin e ri për riorganizimin e njësive vendore.
Gjatë dëgjesës, banorët e Gurrës u shprehën në mbështetje të reformës së re territoriale, duke argumentuar se bashkimi i Klosit me Matin do të krijonte një njësi vendore më të fuqishme dhe me më shumë mundësi për investime, shërbime dhe zhvillim. Sipas tyre, përvoja e viteve të fundit ka treguar se Bashkia Klos nuk ka arritur t’u japë zgjidhje një sërë problematikash të komunitetit, veçanërisht sa i përket furnizimit me ujë, infrastrukturës rrugore dhe problemeve të tjera të përditshme.

Pronari i “Shtëpisë së Verdhë”, Mersim Katuçi, ishte një nga banorët që mbështeti publikisht idenë e bashkimit me Matin. Ai solli në vëmendje problematikat me të cilat, sipas tij, janë përballur banorët e Gurrës ndër vite.
“Ka 70 vjet që jam banor i Gurrës. Kam trokitur dhjetëra herë në bashki dhe nuk kam gjetur zgjidhje për hallet që kam pasur. Drejtuesit aktualë duhet të japin llogari pse nuk i kanë zgjidhur shqetësimet e banorëve për ujin e pijshëm, konfliktet për rrugët dhe problematika të tjera. Kjo bashki nuk mund të funksionojë më tej, ajo duhet të bashkohet me Matin, një shembull i suksesshëm i qeverisjes lokale”, u shpreh Katuçi.
Sipas tij, bashkimi me Matin do t’i jepte zonës mundësi më të mëdha për zhvillim dhe do të rriste kapacitetet e administrimit vendor. Katuçi theksoi se banorët kërkojnë më shumë vëmendje dhe zgjidhje konkrete për problemet që i shqetësojnë prej vitesh.

Edhe mësuesi Adriatik Laçi u shpreh në mbështetje të projektit të mazhorancës për bashkimin e Klosit me Matin. Ai e cilësoi dëgjesën publike si një proces të rëndësishëm për të dëgjuar zërin e komunitetit dhe për të diskutuar të ardhmen administrative të zonës.
Duke iu referuar projektit të publikuar për ndarjen e re territoriale, Laçi deklaroi: “Falënderoj qeverinë Rama për reformën e vitit 2014, e cila ka dhënë frytet e saj. Edhe kjo reformë është shumë e rëndësishme dhe do të jetë e suksesshme. Edhe Bashkia e Klosit, e bashkuar me Matin, do të jetë më e fuqishme. Do të ketë investime dhe prioritete më të mëdha. Kjo reformë duhet mbështetur fort.”

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe pensionisti Allaman Duka, i cili e vuri theksin te marrëdhëniet mes administratës vendore dhe qytetarëve. Sipas tij, një nga problemet kryesore ka qenë mungesa e komunikimit dhe e zgjidhjeve konkrete për shqetësimet e banorëve.
“Kemi trokitur disa herë në bashki dhe jo vetëm që nuk kemi gjetur zgjidhje për shqetësimet tona, por as nuk është arsyetuar. Përderisa nuk na presin në zyra dhe nuk na zgjidhin problemet që kemi, pse na duhet kjo bashki?”, theksoi Duka.
Ai renditi disa nga problematikat kryesore me të cilat përballen banorët e Gurrës, duke përmendur veçanërisht mungesën e ujit të pijshëm dhe të ujit për vaditje, si dhe problemet me rrugët.
“Kemi kërkuar ujë të pijshëm dhe vaditës dhe atë nuk e kemi. Nuk e dimë pse ndodh kështu. Kemi kërkuar hapjen e rrugëve. Derisa vota jonë është shpërdoruar, ne jemi që të bashkohemi me Matin, sepse ajo aktualisht është ndër bashkitë më të mira në vend”, u shpreh ai.

Banorët e Gurrës theksuan se reforma e re territoriale duhet të shihet si një mundësi për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të garantuar një administrim më efikas. Sipas tyre, një bashki më e madhe dhe më e konsoliduar do të kishte mundësi të siguronte më shumë investime dhe të vendoste në prioritet problemet e zonave rurale.
Dëgjesat publike pritet të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Klos, në kuadër të procesit të konsultimit me qytetarët për reformën e re territoriale.

Bashkimi me Matin gurre investime KLOS Reforma territoriale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.