Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

500 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave në Dhërmi / Ndërhyrje në 160 objekte/ Synohet rikthimi i identitetit tradicional

12:29 / August 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 4d4c41c6a8e9a821fafa8cc5b23164f7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të fasadave dhe territorit në fshatin Dhërmi, në zonën e mbrojtur historike. Bëhet fjalë për lotin e dytë të projektit, me një fond limit të përllogaritur prej rreth 500 milionë lekësh.


Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, fokusi do të jetë zona e mbrojtur përreth qendrës historike. Projekti parashikon një ndërhyrje të integruar në fasadat e ndërtesave, hapësirat publike, rrugët dhe infrastrukturën urbane. Synimi është krijimi i një gjuhe arkitektonike të unifikuar, në mënyrë që ndërtimet e reja dhe ato ekzistuese të harmonizohen me karakterin tradicional të fshatit.

Në zonën e mbrojtur ndodhen rreth 160 banesa dhe objekte, të cilat kategorizohen si ndërtesa të vjetra, ndërtime të reja, objekte të dëmtuara apo të ndryshuara ndër vite. Dokumenti teknik evidenton se një pjesë e ndërtimeve të reja dhe informale nuk përputhen me karakterin arkitekturor të Dhërmiut historik dhe krijojnë kontrast me peizazhin tradicional.

Referuar dokumentit, një nga komponentët kryesorë të projektit do të jetë restaurimi i objekteve me vlera historike dhe arkitektonike, si dhe përshtatja e ndërtimeve të reja me tipologjinë tradicionale. Ndërhyrjet do të synojnë ruajtjen e teknikave tradicionale të ndërtimit, ndërsa për objektet në gjendje degradimi parashikohet edhe konsolidimi strukturor.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet elementeve karakteristike të arkitekturës së zonës, si muret prej guri, çatitë me tjegulla, portat dhe dritaret tradicionale. Qëllimi është që ndërtesat të ruajnë identitetin historik, ndërsa njëkohësisht të përshtaten me nevojat bashkëkohore.

Pjesë e rëndësishme e investimit do të jetë edhe rikualifikimi i rrugëve dhe shtigjeve të këmbësorëve. Projekti parashikon unifikimin e sipërfaqeve dhe përdorimin e materialeve që harmonizohen me karakterin historik të fshatit.

500 milione leke dhermi rehabilitim fasadash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë

13:06 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.