Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord që të ndajnë pasuritë e rikuperueara nga një ccështje e përbashkët penale.  Dy vendet kanë firmosur marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, e cila parashikon ndarjen e aseteve të sekuestruara nga aktiviteti kriminal dhe riinvestimin e tyre në projekte me interes publik.

Dosja e parë ku është zbatuar kjo marrëveshja lidhet me trafik kanabisi në Angli dhe Uells. Gjatë hetimeve, autoritetet britanike dhe shqiptare bashkëpunuan për të gjurmuar përfitimet e krijuara nga aktiviteti kriminal, të cilat u identifikuan dhe u rikuperuan në Shqipëri.

Shuma e parë që do të ndahet mes dy vendeve është 54 mijë paund. Fondet do të kalojnë në pjesë të barabarta për Qeverinë britanike dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), duke shënuar zbatimin e parë konkret të kësaj marrëveshjeje.

Dokumenti u prezantua edhe në Tiranë gjatë një ceremonie ku morën pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe drejtoresha e AAPSK-së, Risena Xhaja, ndërsa u nënshkrua zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar më 6 gusht.

Marrëveshja është rezultat i bashkëpunimit mes Home Office, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) dhe AAPSK-së, pas disa muajsh pune të përbashkët për gjurmimin dhe rikuperimin e pasurive të krijuara nga krimi.

Bashkëpunimi mes Londrës dhe Tiranës nuk është kufizuar vetëm te kjo çështje. Vitet e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur autoritetet shqiptare me trajnime, pajisje dhe asistencë për hetimin e pastrimit të parave, gjurmimin e aseteve kriminale dhe përdorimin e kriptomonedhave nga rrjetet e krimit të organizuar. Në vitin 2025 ajo udhëhoqi edhe aktivitetin e Procesit të Berlinit për Financat e Paligjshme, me fokus rikuperimin e pasurive në Ballkanin Perëndimor.

Shifrat tregojnë edhe për rritjen e sekuestrimeve në Shqipëri. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 u sekuestruan dhe konfiskuan pasuri me vlerë mbi 58 milionë euro, përfshirë më shumë se 1 mijë pasuri të paluajtshme, në një kohë kur autoritetet po shtojnë vëmendjen ndaj përdorimit të sektorit të pasurive të paluajtshme për pastrimin e parave.

marreveshje mbreteria e bashkuar Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.