Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hekurudha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u prezantua në Lezhë përmes një dëgjese publike me komunitetin e zonave ku do të kalojë ky projekt e rëndësishëm infrastrukturor.

Sipas ekspertëve, investimi do të realizohet mbi gjurmën ekzistuese të hekurudhës, e cila do të rikonstruktohet dhe do të përshtatet me standardet evropiane. Projekti tashmë ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kontraktorit, ndërsa punimet parashikohet të përfundojnë deri në vitin 2030.

“Projekti është në një fazë tjetër, tani do të fillojnë punimet. Traseja e trenit do të jetë i rrethuar me një gardh metalik, stacionet gjithashtu do të kenë rregullime dhe do të jenë të rrethuara. Do të bëhet një rikonstruksion total. Duke qenë se hekurudhua do të jetë elektrike do të kemi një zgjerim të rrugësh”, tha eksperti.

Linja Vorë-Hani i Hotit do të ketë një gjatësi prej rreth 120 kilometrash dhe do të jetë tërësisht e elektrifikuar. Trenat do të mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, duke mundësuar transportin e udhëtarëve dhe të mallrave përgjatë këtij aksi.

Projekti parashikon ndërtimin dhe rikonstruksionin e 12 stacioneve, 12 urave, si dhe një tuneli me gjatësi rreth 320 metra.

Koha mesatare e udhëtimit nga Vorë në Han të Hotit pritet të jetë rreth 2 orë. Investimi, me një vlerë totale prej rreth 356 milionë eurosh, synon të përmirësojë ndjeshëm transportin hekurudhor dhe lidhjen e Shqipërisë me korridoret rajonale dhe evropiane.

hani hotit hekurudha prezantohet projekti vore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.