Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Klos/ Vetëm një familje e ardhur nga Maqedonia e Veriut kundër reformës në Njësinë Administrative Suç

09:21 / August 27, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PHOTO 2026 08 27 07 25 25 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e Njësisë Administrative Suç, në Bashkinë e Klosit, janë shprehur në shumicën dërrmuese të tyre pro reformës së re administrative dhe bashkimit të Klosit me Matin.

Në dëgjesën publike të zhvilluar me banorët, argumentet e pjesëmarrësve në favor të këtij bashkimi kanë qenë të qarta, bindëse dhe të mbështetura në historinë, traditën dhe realitetin e kësaj treve.

Kryefjala e pothuajse të gjithë folësve ishte e njëjtë:
“Mati ka qenë një njësi dhe i tillë duhet të jetë. Duhet të korrigjojmë një gabim të së shkuarës.”

Ndërsa dhjetëra banorë u shprehën hapur në favor të reformës, kundër bashkimit dolën vetëm dy ose tre persona, pjesëtarë të një familjeje të ardhur prej vitesh nga Kërçova dhe të vendosur në Kurdari. Në diskutimet e tyre, krahas kundërshtimit të reformës, ata shprehën edhe bindjet e tyre politike të djathta dhe sulmuan qeverinë Rama.

Por reagimi i banorëve të zonës ishte i menjëhershëm dhe i njëzëshëm. Ata theksuan se, pavarësisht problemeve dhe shqetësimeve të shumta që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura, një bashki më e madhe ka më shumë kapacitete njerëzore, financiare dhe administrative për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve.

Sipas tyre, bashkimi i Matit do të krijonte mundësi më të mëdha për investime, përfaqësim më të mirë dhe zgjidhjen e problemeve të vjetra që kanë shqetësuar banorët e zonës.

Pjesëmarrësit në dëgjesë u shprehën:
“Angazhimi i një pjese të administratës së bashkisë për të ruajtur privilegjet e saj është një gjest i ulët. Ku ishte kjo administratë kur ne mbronim ujin dhe mjedisin? Ku ishin ata kur trokisnim për ujë të pijshëm, ujë vaditës, rrugë dhe probleme të tjera? Sa herë i jemi drejtuar bashkisë, zyrtarët janë mbyllur brenda, ndërsa policia ka marrë në mbrojtje institucionin.”

Banorët kujtuan gjithashtu betejën e gjatë të komunitetit për mbrojtjen e mjedisit dhe kundërshtimin e ndërtimit të HEC-it që, sipas tyre, cënonte interesat e zonës.

“E gjithë zona jonë kërkonte drejtësi dhe luftonte për mbrojtjen e ujit dhe mjedisit, ndërsa bashkiakët nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk dolën në krahun tonë. Kurdaria ka qenë dhe është pjesë e pandarë e Matit dhe e lidhur historikisht me Burrelin. Prandaj duhet ta korrigjojmë gabimin e reformës së kaluar dhe ta mirëpresim bashkinë e madhe”, – u shprehën banorët.

Në dëgjesë morën pjesë banorë nga fshatrat Suç, Kurdari, Skënderaj dhe Kujtim, të cilët, pavarësisht shqetësimeve të ndryshme për shërbimet dhe problemet lokale, u bashkuan në qëndrimin se rikthimi i Matit në një njësi të vetme administrative do të ishte një hap i drejtë dhe në interes të zhvillimit të gjithë zonës.

Mesazhi i dëgjesës publike në Suç ishte i qartë: Mati ka një histori, një identitet dhe një të ardhme të përbashkët, ndaj ndarja e tij duhet të korrigjohet.

PHOTO 2026 08 27 07 25 25 3
PHOTO 2026 08 27 07 25 25 4
PHOTO 2026 08 27 07 25 25 5
PHOTO 2026 08 27 07 25 25 6

KLOS njesia administrative suc pro bashkimit me Matin Reforma territoriale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.