Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali rreth një muaj më parë.
Çifti ka zgjedhur emrin Aleksandër për vogëlushin, ndërsa së fundmi ka ndarë me ndjekësit edhe disa fotografi familjare.
Në imazhet e publikuara, Princ Leka dhe Blerta Celibashi shfaqen pranë djalit të tyre, duke ndarë momente nga jeta e re si prindër.
Çifti e bëri publike lidhjen rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzoi martesën me një ceremoni private.
Për Princ Lekën, Aleksandër është fëmija i dytë.
Ai është edhe babai i Geraldinës, vajzës nga martesa e tij e parë me Elia Zaharian.
Martesa e Princ Lekës dhe Elias u zgjidh zyrtarisht në prill të vitit 2024.
Pas ndarjes, marrëdhënia mes tyre u shoqërua me përplasje familjare që morën vëmendje në media.
Tashmë, ardhja në jetë e Aleksandrit shënon një etapë të re për Princ Lekën dhe Blerta Celibashin, të cilët po përjetojnë ditët e para si prindër.

