Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur një operacion intensiv për nxjerrjen e mbi 100 punëtorëve të bllokuar në një tunel nëntokësor, në një kantier ku po ndërtohet një digë hidroelektrike në Nepal.
Punëtorët mbetën të bllokuar pas rrëshqitjeve masive të dheut dhe përmbytjeve shkatërruese që goditën të mërkurën rajonin verior të Nepalit, pranë kufirit me Kinën.
Zëdhënësi i ushtrisë nepaleze, Raja Ram Basnet, konfirmoi për AFP se autoritetet kishin marrë informacion për persona të bllokuar brenda tunelit të kantierit të ndërtimit të digës në Trishuli.
Forcat e kërkim-shpëtimit po vijojnë përpjekjet për të arritur te punëtorët dhe për t’i nxjerrë ata në mënyrë të sigurt nga tuneli, ndërsa situata në zonë mbetet e vështirë për shkak të pasojave të motit të rëndë dhe rrëshqitjeve të dheut.
