Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministri Gonxhja: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

17:20 / August 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur nisjen e punës për zbatimin e mekanizmit të ri që mundëson ndërhyrjen e shtetit në pasuritë kulturore në rrezik degradimi, kur pronarët apo trashëgimtarët nuk kanë realizuar ndërhyrjet e nevojshme për ruajtjen e tyre.

Gonxhja theksoi se banesat monument kulture, pavarësisht pronësisë së tyre, mbartin një vlerë që tejkalon interesin individual apo familjar, pasi përfaqësojnë historinë, traditën, arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

“Asnjë objekt banimi monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit. Këto pasuri nuk janë vetëm personale, individuale apo familjare, por janë pasuri universale, kolektive, i përkasin gjithë shoqërisë dhe përfaqësojnë traditën, arkitekturën historike dhe trashëgiminë tonë kulturore”, u shpreh ministri.

Në Qendrën Historike të Gjirokastrës numërohen 390 banesa monument kulture, prej të cilave rreth 90 janë evidentuar me problematika që paraqesin rrezik. Përballë kësaj situate, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ka nisur punën administrative dhe teknike për evidentimin dhe detajimin e projekteve të ndërhyrjes.

Mekanizmi i ri parashikon ndërhyrjen institucionale në rastet kur një pasuri kulturore rrezikon shembjen, dëmtimin strukturor apo humbjen e vlerave të saj për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga pronari ose poseduesi. Çdo rast do të dokumentohet dhe vlerësohet nga strukturat përgjegjëse, ndërsa projekti dhe preventivi do t’i nënshtrohen procedurave të parashikuara ligjore.

Ndërhyrjet do të realizohen me një formulë të përcaktuar sipas statusit të monumentit, natyrës së punimeve dhe vlerës së preventivit, duke përcaktuar pjesën e financimit që lidhet me mbrojtjen e vlerës kulturore dhe detyrimin që i takon pronarit ose poseduesit.

Ministri Gonxhja sqaroi se qëllimi është krijimi i një mekanizmi efektiv, që parandalon degradimin dhe humbjen e banesave historike, pa cenuar pronësinë private, por duke garantuar njëkohësisht përmbushjen e përgjegjësive që burojnë nga statusi i tyre si pasuri të mbrojtura.

“Qëllimi është që të mos kemi më shtëpi monument kulture që degradohen apo rrëzohen dhe të mos rrezikojmë t’i humbasim përgjithmonë, qoftë për shkak se pronarët apo trashëgimtarët nuk kanë mundësi ekonomike për të ndërhyrë, qoftë për shkak të neglizhencës”, deklaroi Gonxhja.

Puna administrative dhe teknike për zbatimin e mekanizmit ka nisur, ndërsa ndërhyrjet e para konkrete dhe hapja e kantiereve të para parashikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Nisma synon të garantojë mbrojtjen e autenticitetit të pasurive kulturore dhe kujtesës historike të komuniteteve, duke e trajtuar trashëgiminë kulturore si interes publik dhe përgjegjësi të përbashkët.

banese gonxhja Kulture ministri monument
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, Albcontrol: 90% e tyre rikthehen në funksion

19:21 / August 28, 2026

Tragjedia në Drin dhe zjarret në Vajkal, Bashkia e Bulqizës shtyn aktivitetet

16:19 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.