Nga KIABI Kids në TEG te KIABI Full Family në QTU, marka franceze e modës po zgjeron praninë e saj në tregun shqiptar, duke sjellë një koncept të ri të blerjeve për të gjithë familjen.
Më 28 gusht, KIABI hap dyqanin e saj të dytë në Shqipëri, këtë herë në QTU, duke sjellë për herë të parë konceptin “Full Family”. Hapësira e re synon të bashkojë modën franceze me çmime të përballueshme dhe një gamë të gjerë produktesh për çdo anëtar të familjes.
“Jemi shumë të lumtur që KIABI hap dyqanin e dytë në Shqipëri, tashmë në QTU, duke sjellë konceptin e modës së përballueshme për të gjithë familjen. Në dyqanin tonë KIABI do të gjeni veshjet më të fundit për të gjithë familjen. Me hapjen e dyqanit KIABI në QTU, zgjerojmë praninë tonë në Shqipëri dhe sjellim një tjetër dimension të shopping-ut familjar”, u shpreh Eneida Krosi, menaxhere.
Dyqani i ri shtrihet në rreth 1,000 metra katrorë dhe ofron koleksione për gra, burra, fëmijë dhe bebe, ndërsa gama e masave shkon deri në 7XL.
Koncepti “Full Family” është ndërtuar mbi një ide të thjeshtë: më shumë zgjedhje dhe më shumë mundësi për të gjithë familjen, në një hapësirë të vetme.
KIABI është pjesë e AFM Group, grupi francez që përfshin edhe marka të njohura ndërkombëtare si Decathlon dhe Auchan.
Hapja e dyqanit në QTU shënon një tjetër hap në strategjinë e zgjerimit të KIABI në rajon. Në fillim të shtatorit, marka pritet të hapë dyert edhe në East Gate Mall në Shkup, duke sjellë konceptin “Full Family” edhe për familjet në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, Kosova është një tjetër treg i parashikuar në planin e zgjerimit rajonal të KIABI, ndërsa kompania po shqyrton edhe mundësi të reja për zgjerimin e mëtejshëm në vendet e rajonit.
