Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled design 34 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm është shoqëruar me përplasje të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku një kërkesë për përjashtimin e një prej anëtarëve ka sjellë një zinxhir kërkesash të tjera mes anëtarëve të Këshillit.

Kandidati Ylli Pjetërnikaj ka kërkuar përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka, nga procedura e përzgjedhjes, duke pretenduar konflikt interesi. Kërkesa është depozituar më 30 korrik, por ende nuk është marrë në shqyrtim nga Këshilli.

Situata u komplikua gjatë mbledhjes së së premtes, kur vetë Staka kërkoi përjashtimin e anëtarit Zeqir Hodo nga shqyrtimi i kërkesës së Pjetërnikajt.

Sipas Stakës, Hodo ka pasur komunikime me Pjetërnikajn edhe pasi ky i fundit ishte larguar nga detyra e këshilltarit pranë KLP-së. Ai pretendoi se Pjetërnikaj i kishte dërguar Hodos në adresën e tij private të emailit një draft të një rregulloreje të Këshillit.

Nga ana tjetër, Hodo kërkoi kohë për t’u shprehur lidhur me kërkesën për përjashtimin e tij. Ai këmbënguli gjithashtu që kërkesa e Pjetërnikajt të lexohej e plotë gjatë mbledhjes dhe të bëhej publike.

Debati u përshkallëzua më tej pasi anëtari Sokol Stojani argumentoi se fillimisht duhej të shqyrtohej kërkesa e Stakës për përjashtimin e Hodos dhe më pas ajo e Pjetërnikajt.

Ky qëndrim solli një tjetër kërkesë për përjashtim. Hodo kërkoi që edhe Stojani të përjashtohej nga shqyrtimi, duke shprehur dyshime mbi objektivitetin e tij.

Në këtë mënyrë, procedura nisi me kërkesën e Pjetërnikajt për përjashtimin e Stakës dhe vijoi me kërkesat Staka-Hodo dhe Hodo-Stojani.

Përplasja mes Hodos dhe Stojanit kaloi edhe në replika personale, ku dy anëtarët shkëmbyen akuza lidhur me formimin dhe shkollimin e njëri-tjetrit.

Debati u tensionua edhe më tej kur Stojani paralajmëroi se mund të kërkonte përjashtimin e kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani, pasi pretendoi se ajo kishte reaguar me të qeshur në mënyrë ironike gjatë diskutimit.

Situata solli reagimin e anëtares Ledina Riza, e cila kritikoi tonet e debatit.

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë… të arrijë niveli i diskutimeve në të tilla banalitete nuk i takon kësaj tavoline”, deklaroi Riza, duke kërkuar respekt ndaj kandidatëve dhe publikut.

Përplasjet zhvillohen në një moment kur KLP po përballet edhe me vonesa në procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Pesë kandidatët ende nuk janë dërguar në ILDKPKI për verifikimin e pasurisë, ndërsa procesi duhet të përfundojë brenda javës së parë të dhjetorit.

Në garë për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme janë prokurori i SPAK, Adnan Xholi, ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, prokurorja pranë Eurojust, Fatjona Memçaj, si dhe prokurorët e Tiranës Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj.

Në përfundim të procesit, KLP duhet të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar dhe t’ia përcjellë listën Kuvendit, i cili do të votojë për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

gare KLP perplasje prokuror i pergjithshm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Wi-Fi falas në të 61 bashkitë e Shqipërisë/ BE: Një tjetër hap drejt përfshirjes digjitale dhe integrimit europian

13:53 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.