Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Euro dominon kursimet, prezencë e lartë në kredi e borxh

12:40 / August 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1787495595 euro1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lekut po i rritet pesha në ekonomi, por euro ende ‘nuk dorëzohet’. Edhe pse monedha vendase po fiton terren dhe monedha evropiane vijon të zhvlerësohet, përdorimi i valutës mbetet i lartë në kursime, kredi dhe borxhe.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, 50.9% e totalit të depozitave në banka ishin në valutë, ndërsa niveli i kredive në valutë arriti në 43.5% të totalit të tyre.

Edhe borxhi i qeverisë vijon të ketë një ekspozim të konsiderueshëm ndaj valutës. Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit, 41.05% e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ishte në valutë, ndërsa euro përbënte rreth 82.6% të borxhit në valutë.

Ekspozimi është i lartë sidomos në depozita, janë gati 7.8 miliardë euro kursime në valutë, të cilat preken direkt nga zhvlerësimi. Konvertimi i kursimeve në lekë është automatikisht me vlerë më të ulët.

Kurse një mbiçmim i tyre do rriste depozitat, por do të shtrenjtonte kostot e borxhit dhe të kredive të marrë në monedhë të huaj.

Banka vlerëson se duhet të mbeten në fuqi masat e deeuroizimit të miratuara rreth 1 dekadë më parë.

“Niveli i euroizimit mbetet ende relativisht i lartë, veçanërisht në segmentin e depozitave dhe të kreditimit. Në këto kushte, procesi i deeuroizimit kërkon vijimësinë e masave ekzistuese dhe një qasje të qëndrueshme afatgjatë”, thuhet në raport.

Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i euros është ndikuar nga dërgesat e emigrantëve, investimet dhe jo vetëm pasi edhe turizmi në të gjitha hallkat e tij po sjell valutë në vend.

“Zhvillimi i turizmit urban, mjekësor dhe i vizitave afatshkurtra ka bërë që edhe gjashtëmujori i parë i vitit të karakterizohet nga një ofertë më e lartë valutore krahasuar me të kaluarën”, thuhet në raport.

Aktualisht një euro po këmbehet me 92 lekë, duke rënë me 5.4% në raport me gushtin e vitit të kaluar, ndërsa dollari amerikan nga 83.7 lekë vjet e mbyll gushtin e këtij viti duke u këmbyer me mesatarisht 79 lekë.

Euro kredi kursimet larte prezence
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “pas shkolle”, nis zbatimi në shtator për 408 shkolla në rang vendi

13:21 / August 30, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi

11:20 / August 30, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.