Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maks haxhia sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rregullorja e re e GJKKO-s ka shkaktuar reagime jo vetëm nga organizatat e gazetarëve, por edhe nga Dhoma e Avokatisë, pasi kufizimet e përcaktuara prekin edhe avokatët gjatë proceseve gjyqësore.

Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike brenda sallave të gjyqit, një kufizim që zbatohet edhe për përfaqësuesit ligjorë të palëve.

Avokatët Maks Haxhia dhe Klodjan Skënderaj iu drejtuan GJKKO-së me një shkresë nga Dhoma e Avokatisë për të rishikuar vendimin.

“Shpresoj të kemi një reagim sa i përket kërkesës që depozituam sot. Masa për mos përdorimin e telefonave nga avokatët më duket një masë ekstreme. Nuk gjejmë arsye pse duhet të vendoset kjo masë. Telefoni është një mjet pune për ne. Ne këtu zhvillojmë seancë 7-8 orë. Edhe ne jemi njerëz. Kemi nevojë të flasim me familjarët”, tha Skënderaj.

“Kjo është një rregullore që i ndalohet edhe prokurorit të përdorë telefonin. Unë kur jam në seancë, unë komunikoj me studion. S’e kuptojmë këtë logjikë. Asnjë rregullore nuk mund të kufizoj një të drejtë kushtetuese. Ky është defekt i madh i edukatës qytetare. Unë kur hyj në sallë, duhet të respektojmë qetësinë. Ne jemi kundër çdo shkelje. Edhe ata e kanë rrugën e hapur të mbajnë qëndrimin”, u shpreh Haxhia.

ndalimi i telefonave proces gjyqesor rregullorja e re e gjkko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Policia vendoset në gatishmëri, nis grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit

15:19 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.