Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abdixhiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dhënë një deklaratë për mediet sot në 1 shtator, pas takimit që ka pasur me Grupin Parlamentar të kësaj partie, lidhur me emrin e Bekim Sejdiut për president të vendit.

Pas kësaj mbledhjeje, Abdixhiku ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar për president në marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me keqardhje të madhe për popullin, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri”, ka thënë Abdixhiku.

Këtë qëndrim të tyre, Abdixhiku e ka cilësuar si lajm të keq për Kosovën.

“Në këtë fazë e konsideroj se i bëjnë dëm të pariparueshëm procesit dhe pa nevojë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.  

Pavarësisht se Kryesia e LDK-së kishte vendosur pro marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për të zgjedhur president Bekim Sejdiun, 6 deputetët kanë dalë dhe kundër këtij vendimi kolegjial të partisë. Në fund, deklaroi se ai vetë dhe 12 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jenë në seancë, kur të votohet presidenti.

Ai shprehu keqardhje të madhe për qëndrimin e deputetëve, duke theksuar se, sipas tij, çështja nuk kishte të bënte me betejë personale apo politike ndaj tij, por me interesin institucional të Republikës së Kosovës.

abdixhiku bekim sejdiu deputete LDK president
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.