Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anela Osmani, vajza që mashtroi Kejvina Kthellën, ish-të dashurën e të dënuarit me burgim përjetë, Redjan Rrajës, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit”, duke rrezikuar të marrë një dënim deri në 5 vite burgim.

Vendimi për marrjen të pandehur të Anela Osmanit, e cila tashmë punon dhe si kryeinspektore në një institucion të shëndetësisë shqiptare, është marrë nga prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ku pas disa muajve hetimesh është provuar se Osmani i ka marrë shumën prej 8 mijë euro, Kejvina Kthellës duke mos ia kthyer më.

Siç rezulton edhe në dosje, Kthella, ka rënë pre e mashtrimit financiar, pasi shoqja e saj, i ka marrë një shumë financiare prej 8 mijë euro, duke i premtuar se do t’ia mbante por nuk ja ka kthyer më.

Në muajin maj 2026, Anela Osmani nga qyteti i Gramshit është proceduar nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”. Ndërsa tashmë ajo është marrë e pandehur dhe dosja kundër saj është dërguar në gjykatë.

Rasti është denoncuar në policinë e Tiranës në fillim të muajit maj 2026, ndërsa në datën 7 maj, materiali hetimor ka mbërritur për veprime hetimore në prokurori.

Fillimisht prokurori i çështjes, ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për të ndaluarën Anela Osmani, e cila sipas tij ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit” për paragrafin e parë, duke mos kaluar në sjelljen e pasojave të rënda.

Sipas kallëzimit që Kejvina Kthella ka bërë në polici, sasinë prej 8 mijë euro ajo e kishte kursyer nga të ardhurat e punës. Këtë shumë ajo ja ka lënë në ruajtje shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani, pasi vetë Kejvina do shkonte në banesën e të afërmve të saj në Lezhë.

Për shkak se në shtëpinë në Tiranë, do shkonte pastruesja, sasinë e parave e ka hequr dhe ia ka dhënë në ruajtje, Anela Osmanit. Kjo e fundit ka marrë shumën financiare dhe sot e kësaj dite nuk ia ka kthyer megjithëse, prokuroria e Tiranës ka nisur një dosje penale për “Mashtrim”.

Anela Osmani, ka filluar të justifikohet para Kejvina Kthellës duke i pohuar kësaj të fundit se lekët i kishte futur në kasafortë, por nuk munda ta hapte kasafortën pasi e kishte harruar kodin e saj.

Mirëpo pas këmbënguljes së Kejvinës, Anela Osmani, ka hapur kasafortën dhe lekët nuk ishin aty. Anela Osmani, ka vijuar sërish me mashtrime, duke vijuar të justifikohet se sasinë prej 8 mijë euro e kishte futur në llogarinë e saj në bankë, por llogaria tashmë ishte bllokuar nga përmbarimi dhe s’mund të kryente veprime tërheqje.

Pas këtyre pretendimeve mashtruese, Kejvina Kthella, i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar kallëzim penal ndaj shoqes së saj, Anela Osmani.

Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe në muajin maj 2026 ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Tashmë çështja penale kundër Anela Osmanit, është dërguar në gjyq si e pandehur për akuzën e “Mashtrimit.”

8 mije euro kthellen mashtroi osmani pandehur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit

15:55 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.