Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
61672 burgu durres 1024x576 s sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet i paraburgosur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ish-zyrtarë të tjerë.

Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ende nuk është përcaktuar se kujt prej personave të këtij sektori u përkasin pajisjet e sekuestruara.

Celularët i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës në laboratorin e posaçëm. Ekspertiza do të synojë të identifikojë përdoruesit e pajisjeve dhe të përcaktojë mënyrën se si ato kanë përfunduar brenda ambienteve të burgut.

Gjithashtu, hetuesit pritet të verifikojnë nëse celularët janë përdorur dhe komunikimet që mund të jenë kryer përmes tyre.

Ky nuk është rasti i parë i sekuestrimit të pajisjeve të tilla në institucionet penitenciare. Më herët, autoritetet kanë sekuestruar dhe dërguar në SPAK edhe telefonin e Laert Haxhiut.

Ndërkohë, javën e kaluar një tjetër aparat celular u gjet në burgun e Peqinit dhe iu përcoll gjithashtu SPAK-ut për ekspertizë.

burgu durres gjenden pese celulare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh Grupin Parlamentar: “Tre plagë ushqejnë njëra-tjetrën”, nga shteti labirint te mungesa e meritokracisë

10:28 / September 3, 2026

Rama prezanton “Pasqyra Albania”: Qytetari do të kontrollojë qeverinë përmes dokumenteve dhe të dhënave

10:26 / September 3, 2026

Zjarret në vend/ 27 vatra në 24 orët e fundit, 3 mbeten aktive në Dibër. Situatë problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë

10:21 / September 3, 2026

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.