Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vritet Viktor Bardhi në Mirditë, historia e përgjakshme e konfliktit Bardhi-Reçi

10:42 / September 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KLAN THUMBNAILS 12 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viktor Bardhi, 65 vjeç, është viktima e radhës e një konflikti të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi. Ai u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Pas tij qëndron një histori e gjatë atentatesh, ku ndër vite janë vrarë edhe familjarë të tij.

Një tjetër viktimë i është shtuar konfliktit të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen.

Viktor Bardhi, 65 vjeç, u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz, duke rikthyer në vëmendje një seri atentatesh që ndër vite kanë prodhuar viktima nga të dyja palët.

Vetëm tre vite më parë, në shtator 2023, u vra vëllai i tij, Martin Bardhi. Martin Bardhi u qëllua me breshëri kallashnikovi në lokalin e tij, ku ndodhej i ulur në tavolinë me tre persona të afërt. Dy autorë të maskuar zbritën nga një automjet dhe hapën zjarr në drejtim të tij.

Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre personat që ndodheshin me të mbetën të plagosur. Vetëm një muaj para ekzekutimit, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, ku ishte arrestuar nën dyshimin se kishte tentuar të vriste Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.

Kastriot Reçi ishte ekzekutuar me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020. Vrasja e tij konsiderohet një prej ngjarjeve që lidhet me konfliktin e gjatë mes dy familjeve.

Edhe nipi i Viktor Bardhit u ekzekutua. Në janar të vitit 2025, një tjetër familjar i Viktor Bardhit u vra në një atentat. Bëhet fjalë për Kristian Bardhin, i njohur edhe si Kristian Marku. I riu u ekzekutua pasditen e 13 janarit 2025, në aksin Fier-Vlorë. Emri i Kristian Bardhit ishte përmendur më herët nga policia në lidhje me një tentativë për vrasjen e Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit.

Ngjarja kishte ndodhur në mars të vitit 2023. Kristian Bardhi ishte skeduar si i dyshuar për përfshirjen në këtë atentat, por policia nuk arriti të provonte përfshirjen e tij dhe ai fitoi lirinë.

Pak muaj më vonë, në shtator të po atij viti, u ekzekutua xhaxhai i tij, Martin Bardhi.

Sot, rreth një vit e gjysmë pas vrasjes së Kristian Bardhit dhe tre vite pas ekzekutimit të Martin Bardhit, një tjetër pjesëtar i familjes Bardhi është vrarë.

hakmarrje konflikt viktor bardhi vritet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

11:34 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.