Donald Trump është tashmë presidenti i parë në jetë dhe në detyrë i Shteteve të Bashkuara, fytyra e të cilit stampohet në monedhën vendase, dollar.
Departamenti i Thesarit njoftoi daljen në qarkullim të monedhës speciale njëdollarshe. Ky botim i veçantë u krijua për të festuar 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.
Portreti i Trumpit shfaqet pranë motiveve historike “Liberty” dhe “In God we trust”. Monedhat përbëhen kryesisht nga bakri, me përzierje zinku, mangani dhe nikeli.
Interesi i publikut ishte i jashtëzakonshëm. Stoku i monedhave në faqen zyrtare të prerjes u shit plotësisht brenda pak orësh.
Ligji federal e ndalon paraqitjen e personave të gjallë në kartëmonedha. Megjithatë, administrata shfrytëzoi një hapësirë ligjore të vitit 2020 për monedhat përkujtimore.
Rasti i fundit i ngjashëm ka ndodhur në vitin 1926 me presidentin Kalvin Kulix, i cili u shfaq në monedhën gjysmëdollari për 150-vjetorin e vendit, krahas presidentit të parë, Xhorxh Uashington.
