Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë nisur këtë të premte në Qarkun e Korçës takimet me qytetarët në kuadër të platformës “Besa”, ku deputetët socialistë kanë hapur dyert për të dëgjuar nga afër problematikat dhe shqetësimet e banorëve.

Në Pogradec, qytetarët janë pritur nga deputeti Bledi Çomo. Sipas informacioneve, pjesa më e madhe e shqetësimeve të paraqitura lidhej me pensionet, infrastrukturën rrugore dhe çështjet e pronësisë. Disa prej qytetarëve janë shprehur se këto probleme i kanë ngritur prej vitesh pa gjetur zgjidhje, ndërsa tashmë po tentojnë sërish t’i adresojnë përmes takimeve me deputetët.

Takimet janë zhvilluar paralelisht në disa zona të qarkut. Në Drenovë qytetarët janë pritur nga deputetja Besa Spaho, në Korçë – Rajoni 2 nga deputetja Romina Kuko, në Miras nga deputeti Genti Lakollari, në Pogradec nga deputeti Bledi Çomo, ndërsa në Qendër Bulgarec nga deputeti Ilirian Pendavinji. Takimet ishin parashikuar të nisnin në orën 17:00.

Mësohet se përpara nisjes së tyre, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun Korçë, Niko Peleshi, ka porositur që takimet të zhvillohen pa praninë e medias, ndërsa qytetarët të priten individualisht nga deputetët për të parashtruar problematikat e tyre.

Kjo është e premtja e parë e takimeve të platformës “Besa” në Qarkun Korçë. Deputetët e mazhorancës pritet që çdo javë të zhvendosen në zona të ndryshme të qarkut, ku do të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me qytetarët.

Besa deputeteve Korce perballe qytetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.