Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas Prishtinës e Dyseldorfit, mesazhi për ish-krerët e UÇK të hënën në “Times Square” në New York: Liri për çlirimtarët!

12:01 / September 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1788674947 uck07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët e New York-ut do të mund të shohin në Times Square të hënën një mesazh në mbështetje të 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që më 16 shtator presin vendimin e Hagës.

“Liri për Çlirimtarët” do të shfaqet sapo të trokasë mesnata e së hënës e deri në 23:59, bën me dije Shpend Gjocaj përmes një postimi.

Fotografia, të cilën Gjocaj e ka publikuar dhe mban fytyrat e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, do të shfaqet nga 15 deri në 30 sekonda në çdo orë.

image 1

Ndërkohë në Prishtinë është vendosur “Ora e Pritjes”, një instalacion në bulevardin “Nënë Tereza” që kryen numërimin mbrapsht. Platforma “Liria ka Emër” e ka përhapur edhe në Prizren, në sheshet “Shatërvan” dhe “Skënderbeu”. Instalacioni mund të shihet edhe në Dyseldorf të Gjermanisë.

Më 12 shtator, “Liria ka Emër” ka lajmëruar edhe një marshim në Prishtinë nën moton “Kosova po pret.”

Që prej nëntorit të vitit 2020, 4 ish-krerët e UÇK qëndrojnë të izoluar në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në shkurt të këtij viti, ata dolën për herë të tretë para Gjykatës Speciale për të dhënë deklarimet e tyre, ndërsa procesi ka nisur në prill 2023. Në deklarimet e secilit u bërtit me të madhe lufta për liri, pafajësia, Kosova e pavarur, masakrat nga regjimi serb dhe krenaria për UÇK.

Avokatët mbrojtës kërkuan pafajësinë e tyre dhe mohuan akuzat e ngritura nga prokuroria duke i cilësuar si të pabazuara në fakte apo të vërteta.

clirimtaret dyseldorfit kreret uck New York prishtines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, arrestohen të gjithë të dyshuarit! Në pranga edhe një emër i njohur i qytetit

12:40 / September 6, 2026

Gjermani/ Sot zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhalt-it, AfD drejt një fitoreje historike

11:01 / September 6, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.